Basha: FMN po i bie alarmit, vendi drejt krizës financiare

E mërkurë, 21 Mars 2018 16:31

Partia Demokratike thotë se Fondi Monetar Ndërkombëtar dha alarmin për rritjen e borxhit publik, i cili mund të çojë vendin drejt krizës financiare. Në një dalje për mediat, kreu i Opozitës, Lulzim Basha foli në lidhje me shqetësimet që ka ngritur Fondi Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë. Sipas Bashës, qeveria Rama ka harxhuar miliarda lekë për fasada, ndërsa borxhi ka arritur nivele rekord. Jo vetëm kaq, Basha vuri në dukje se detyrimi i papaguar i kësaj qeverie është 270 milionë dollarë, ose 1.8 % e prodhimit vjetor të vendit. Basha thotë se PPP-të private, për të cilat FMN kërkon ndalimin e menjëhershëm, po kthehen në mjetin kryesor të qeverisë për pastrimin e parave të pista të krijuara nga droga dhe krimi i organizuar

Deklarata/Shpërdorim dhe grabitje e pasurive dhe parave publike me anë të PPP-ve dhe të projekteve rilindjes urbane

 Partia Demokratike thotë se Fondi Monetar Ndërkombëtar dha alarmin për rritjen e borxhit publik i cili mund të çojë vendin drejt krizës financiare. Në një dalje për mediat, kreu i opozitës, Lulzim Basha foli në lidhje me shqetësimet që ka ngritur Fondi Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë. Sipas Bashës, qeveria Rama ka harxhuar miliarda lekë për fasada, ndërsa borxhi ka arritur nivele rekord. Jo vetëm kaq Basha vuri në dukje se detyrimi i papaguar i kësaj qeverie është 270 milionë dollarë, ose 1.8 % e prodhimit vjetor të vendit. Basha thotë se PPP-të private, për të cilat FMN kërkon ndalimin e menjëhershëm, po kthehen në mjetin kryesor të qeverisë për pastrimin e parave të pista të krijuara nga droga dhe krimi i organizuar. “Dje keni ndjekur konkluzionet e misionit faktmbledhës të FMN-së. Ekonomia është dështimi më spektakolar i qeverisë “Rama”. Përshkrimi i dështimeve të qeverisë socialiste në ekonomi është skandaloz;

  • Rritja e taksave për bizneset e vogla dhe për qytetarët e thjeshtë.
  • Marrja e borxhit publik në nivele të rrezikshme kolapsuese për ekonominë,
  • Shpërdorim dhe grabitje e pasurive dhe parave publike me anë të PPP-ve dhe me anë të projekteve rilindjes urbane.

Shqetësimet e ngritura nga Partia Demokratike dhe nga opozita këto 4 vite janë të konfirmuara në këtë raportim. Efektet e shkatërrimit ekonomik që Edi Rama i ka sjellë vendit tani janë të dukshme, të raportuara dhe nuk mund të mbulohen më. Misioni i FMN-së ka bërë paralajmërime kritike dhe serioze për të ardhmen e vendit. FMN ka lëshuar një mesazh të qartë se gjendja ekonomike e Shqipërisë do të keqësohet edhe më keq në të ardhmen. Mbarimi i TAP-it dhe Devollit, investime të siguruara nga qeverisja demokrate do ta thajnë ekonominë nga financimet e huaja që janë të domosdoshme për të krijuar punësim, mirëqenie dhe për të rritur ekonominë dhe kjo qeveri nuk ka siguruar fare investime të huaja të reja për ekonominë. FMN-ja e thotë qartë, mbarimi i këtyre dy investimeve do të sjellë rënien ekonomike. FMN-ja i bie alarmit se borxhi ka arritur një rekord të papërballueshëm, gati 72 % e prodhimit të vendit. Madje në këtë borxh nuk përfshihet borxhi i fshehur përmes PPP-ve, i cili e rrit nivelin edhe me 10 pikë të tjera, duke çuar borxhin real në 82% të prodhimit të vendit”, tha Basha. Kreu i PD theksoi se ky nivel i lartë i borxhit është i rrezikshëm për ekonominë shqiptare dhe mund ta çojë vendin drejt krizës financiare. “FMN-ja ka zbuluar edhe hipokrizinë e kësaj qeverie. Kur erdhi në pushtet Edi Rama bëri një vit propaganda, duke e kthyer në çështje kombëtare, se gjeti 240 milionë dollarë fatura të papaguara nga qeveria, shumica për punë të pambaruara. E quajti gropë financiare të tmerrshme, krizë financiare për vendin e lloj-lloj epitetesh të tjera. Sot detyrimi i papaguar i kësaj qeverie është 270 milionë dollarë ose 1.8% e Prodhimit Vjetor të Vendit. FMN-ja ka ngritur shqetësimin e madh se paratë e shqiptarëve shpenzohen për projekte investimesh të kota, pa leverdi ekonomike, pa leverdi për qytetarët. Miliarda dollarë ka harxhuar kjo qeveri për fasada dhe investime në zyra, të cilat vetëm harxhojnë para dhe nuk sjellin asgjë të mirë në ekonomi, nuk sjellin asnjë vlerë në mirëqenien e qytetarëve. Rilindja urbane ka qenë një shpërdorim i madh i parave të shqiptarëve pa asnjë përfitim. Prandaj FMN-ja bën thirrje që duhet të vendosen prioritete të qarta se ku duhet të harxhohen paratë e shqiptarëve. Raporti i FMN-së demaskon edhe një propagandë tjetër mashtruese të qeverisë; reformën në sektorin e energjisë. FMN thotë hapur; reformat në sektorin e energjisë janë dështim dhe kërkon përmirësime urgjente. Qindra milionë dollarë të harxhuara në sektorin e energjisë kanë shkuar dëm, janë shpërdoruar. OSHEE-ja është një ndërmarrje e korruptuar e vënë në shërbim të klientëve të qeverisë qe vjedhin me kontrata dhe tendera paratë e shqiptarëve. FMN-ja rithekson edhe njëherë rrezikun e madh të PPP-ve. Një kërcënim i jashtëzakonshëm për të cilin opozita, Partia Demokratike i ka rënë e para alarmit kombëtar. FMN-ja bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të PPP-ve me kërkesa nga privatë. FMN-ja kërkon të ndryshojë rrënjësisht vendimmarrja për PPP-të dhe të bëhen analiza të vërteta përpara se të merren vendime mbi to. Në fakt, PPP-të kanë vetëm një qëllim; vjedhjen e parave të shqiptarëve për klientët e Edi Ramës. Vitin e fundit PPP-të po kthehen në mjetin kryesor të qeverisë për pastrimin e parave të pista të krijuara nga droga dhe krimi i organizuar. I gjithë projekti 1 miliardë është një projekt mashtrues ku kombinohet vjedhja e parave publike dhe qarkullimi i parave të pista në shërbim të Edi Ramës dhe një grushti klientësh rreth tij. Natyrisht, Edi Rama nuk mund ta dëgjojë FMN-në sepse kjo, PPP-ja është mënyra për të mbushur xhepat e vetë dhe të miqve të tij duke vjedhur shqiptarët dhe e dyta është mënyra e pastrimit të parave të krimit dhe drogës. Për të gjithë shqiptarët e tjerë që e dëgjuan qartë, thjeshtë dhe mirë mesazhin e FMN-së, është koha për vetëdijesim, është koha për të ndërmarrë të gjitha veprimet, për të ndalur këtë politikë shkatërruese për ekonominë dhe për vendin”, u shpreh Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...