Basketbollisti i njohur, Jason Maxiell tronditi shikuesit e emisionit “Fix My Life” kur pranoi se kishte tradhtuar gruan e tij me 341 gra. 35-vjeçari, i cili luan basketboll për skuadrën e Pistonsin të Detroitit, u shfaq në intervistën me Iyanla Vanzantin dhe pranoi se kishte fjetur me një numër të madh femrash në prani të gruas së tij.
Jason është i martuar me Brandi Maxiell që në vitin 2010 dhe së bashku kanë edhe një djalë gjashtëvjeçar Jason Maxiell II. Gruaja e cila tashme ishte në dijeni të tradhtisë së tij, u çudit kur zbuloi se bashkëshorti i saj vazhdonte të kishte marrëdhënie seksuale me mbi 50 gra.
Duke e quajtur atë ‘të neveritshëm’, gruaja e tij u largua me lot në sy nga emisioni, e tronditur që dashuria e gjimnazit i kishte bërë një gjë të tillë./faxweb.al