Titanik, kjo është arsyeja pse Rose e la Jack-un të vdiste

Hënë, 22 Prill 2019 09:45

Me rastin e pervjetorit te 20 të filmit, regjisori më në fund zbulon pse personazhi i luajtur nga Leonardo DiCaprio vdes në fund. Cameron gjithashtu zbulon se ai ishte grindur me Harvey Weinstein natën kur fitoi Oskarin, duke e goditur pothuajse me statujën.

James Cameron shpjegon pse Jack vdes në Titanik

Disa vjet më parë ishte vetë Kate Winslet e cila kishtethënë se si Jack mund të kishte shpëtuar veten, duke konfirmuar tezën tani famëkeqe të “Ka pasur vend përdy” te tifozëve më të zjarrtë. Regjisori i Titanikut shpjegoi se, mjerisht, e vetmja gjë që ka rëndësi është fakti se fati i DiCaprios ishte i shënuar.

Përgjigjja është shumë e thjeshtë: sepse në faqen 147 [të skenarit] thuhet se Jack vdes. Natyrisht ishte një zgjedhje artistike, dera ishte mjaft e madhe për ta mbajtur. Mendoj se është ide e çmendur që ne flasim për këtë përsëri pas 20 vjetësh. Por kjo tregon se filmi ka arritur të bëjë Jack-un një personazh kaq të dashur, që të lëndon tek e sheh që vdes. Nëse ai do të kishte jetuar, fundi i filmit do të kishte qenë i pakuptimtë. Filmi ka të bëjë me vdekjen dhe ndarjen; ai duhej të vdiste në atë mënyrë ose të goditej nga një objekt i anijes, ai duhej të vdiste. Quhet art, gjërat ndodhin për arsye artistike, jo për arsye të fizikës.

Ndër temat e trajtuara nga Cameron në intervistë,  edhe një takim me Harvey Weinstein, nuk përfundoi veçanërisht mirë për këtë të fundit. Producenti në qendër të një skandali gjigant të ngacmimit, abuzimit dhe dhunës, në fakt kishte një debat me regjisorin në natën e 31 marsit 1998, kur “Titaniku” fitoi 11 Oscar. Cameron u afrua për ta goditur atë me statujën e sapo fituar.

Kjo ndodhi në katin përdhes [të teatrit]. Muzika po luante, për të na ftuar të ktheheshim dhe të uleshim në vendet tona. Njerëzit rreth nesh thoshin: “Jo këtu, jo këtu!” Pse debatuam? Është një histori e gjatë që ka të bëjë me Guillermo del Toro dhe asaj që është trajtuar keq nga Miramax (shtëpia e themeluar nga Weinstein dhe vëllai i tij Bob) për filmin “Mimic”. Harvey erdhi tek unë për të më përgëzuar, duke thënë se sa i respektuar isha nga artistët. Aty shpërtheu grindja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...