Mamaja i vrau babain, aktorja habit me daklaratën: “Nuk kam turp ta tregoj”

Tuesday, 17 December 2019 14:20

Mamaja e aktores së njohur me famë botërore Charlize Theron ka vrarë për vetëmbrojtje babain e saj. Aktorja ka folur hapur rreth natës që nëna e saj vrau babanë e saj në vetëmbrojtje. Ylli i  “Bombshell”, 44 vjeçe, foli për NPR në lidhje me babanë e saj Charles Theron kur dehur po kërcënonte atë dhe nënën e saj, Gerda, në një natë në qershor të vitit 1991 kur bukuroshja ishte vetëm 15 vjeç.

“Babai im ishte aq i dehur  aq sa nuk mund të ecte kur hyri në shtëpi me armë,” tha Charlize. “Nëna ime dhe unë ishim në dhomën e gjumit duke u mbështetur te dera, sepse ai po përpiqej të shtynte derën.” Ajo vazhdoi, “Kështu që ne të dyja jemi mbështetur në derë nga brenda për ta bërë atë të mos jetë në gjendje të hyjë. Ai bëri një hap prapa dhe vetëm gjuajti nëpër derë tri herë. ”

“Asnjë prej plumbave nuk na goditi, gjë që ishte thjesht një mrekulli,” shtoi Charlize. Për të shpëtuar vajzën dhe veten, Gerda qëlloi burrin e saj. “Por në vetëmbrojtje, ajo i dha fund kërcënimit,” tha aktorja, kjo është arsyeja pse nuk u ngrit asnjë akuzë kundër Gerdas.

Kjo ngjarje ndikoi tek fituesja e çmimit Oskar e cila tha:   “Kjo dhunë në familje, kjo lloj dhune që ndodh brenda familjes, është diçka që unë e ndaj me shumë njerëz. Nuk kam turp të flas për këtë, sepse mendoj se sa më shumë flasim për këto gjëra, aq më shumë kuptojmë që nuk jemi vetëm në asnjë prej tyre,” shtoi ajo. “Unë mendoj, për mua, kjo histori ka të bëjë me rritjen me një të varur dhe si ndikon kjo të një person.”

Charlize e përshkroi babanë e saj si një “njeri shumë të sëmurë”, duke thënë se “ishte një alkoolist gjatë gjithë jetës sime”.    “Unë e njihja atë vetëm në një mënyrë, si një alkoolik,” tha ajo. “Ishte një situatë mjaft e pashpresë. Familja jonë kishim ngecur në një lloj mënyre me të. Dhe paparashikueshmëria e përditshme e të jetuarit me një të varur është një gjë me të cilën jeton dhe e keni të ngulitur në trupin tuaj për pjesën tjetër të jetës tuaj, më shumë sesa vetëm një ngjarje e asaj që ndodhi një natë.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...