Në vitin që lamë pas Jennifer Lopez luajti rolin e një striptisteje me emrin Ramona e cila drogonte klientët dhe ju merrte para.
Në një postim në Instagram, Barbash tha se raportimet në media janë të vërteta: “Po është e vërtetë që po i hedh në gjyq dhe prisni sa të shikoni intervistat e mia.” Në padinë që është paraqitur në gjykatë thuhej: “Filmi tregon Barbash, në rolin e luajtur nga JLO, si drejtuese e një rrjeti striptistesh që drogonin klientët e tyre dhe u vidhnin shuma të mëdha parash,”. “Të pandehurit nuk u kujdesën për të mbrojtur të drejtat e Barash duke krijuar një karakter të trilluar por përkundrazi u angazhuan në një përpjekje sistematike për të bërë të ditur se JLO po luante pikërisht rolin e saj.” ‘Gjithashtu aktorja imitoi edhe akte të striptistes të publikuara nga The Post, përfshirë edhe nxjerrjen e gishtave të mesit për fotografët pasi doli nga gjykata.