Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi është e ftuara speciale në puntatën e radhës së emisionit “Dua të bëj të lumtur”. Këtë e ka bërë të ditur, vetë moderatorja e emisionit, Arbana Osmani, e cila publikoi një video në “Instagram”, ku shihet teksa këngëtarja ka shpërthyer në lot nga historia për të cilën është ftuar.
E ftuar në studio, këngëtarja foli dhe për Robertin dhe ndarjen nga ai. Nora zbuloi se nuk ka pasur një Ana që ka ndërhyrë në jetën e saj.
Në ekran u shfaq dhe një video e Robertit, i cili e surprizoi me një mesazh posaçërisht për Norën. “Ky mesazh shkon special për Norën”, shprehet ai. Për të zbuluar më shumë, mbetet të presim të shtunën!