Ad imageAd image

Ulje pagash për futbollistët/ Ja çfarë thotë presidenti i Federatës Italiane

1 min lexim

Në pritje të njoftimit se kur do të mund të rinisë Seria A, një nga argumentet e orëve të fundit është mundësia që do të kenë klubet për të ulur pagat e futbollistëve në rast se sezoni nuk do të mbyllet në mënyrë të rregullt.

“Nuk është tabu të mendosh për uljen e pagave të lojtarëve, u referohem veçanërisht atyre të niveleve më të larta. Na kërkohet të gjithëve të bëjmë një veprim të përgjegjshëm”, deklaroi presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Gjithsesi, tani duhet menduar vetëm për të shpëtuar sezonin, në mënyrë që të mund të ndahen në mënyrë të rregullt trofetë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kemi ngritur si hipotezë rinisjen e Serisë A më 3 maj, për ta mbyllur më 30 qershor. Gjithsesi, periudha më optimiste është 14 prilli, e dyta fillimi i majit dhe e fundit 13 qershori. Duke marrë parasysh hipotezën më të keqe, pra që nuk do të mund ta përfundojmë sezonin brenda qershorit, do t’i kërkojmë qeverisë, UEFA-s dhe FIFA-s të shfrytëzojmë 10-15 ditë në korrik”, deklaroi Gravina

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull