Ad imageAd image

Ronaldinho feston ditëlindjen, Milan bën urimin e veçantë: Kur ai luante, ju buzëqeshnit!

1 min lexim

Ditën e sotme, legjenda e futbollit brazilian, Ronaldinho festoon ditëlindjen e tij të 40.

Mirëpo, kjo nuk është një ditëlindje si të tjerat, pasi ai ndodhet prapa hekurave prej 6 marsit, për shkak se kishte hyrë së bashku me vëllain e tij në Paraguai me pasaporta false.

Megjithatë urimet për Dinhon në këtë 40 vjetor të tij nuk kanë munguar, teksa tërheq vëmendjen edhe urimi i klubit të Milanit. Kuqezinjtë në faqen zyrtare shkruajnë: “Kur ai luante, ju buzëqeshnit. Gëzuar ditëlindjen Ronaldinjo”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kujtojmë se braziliani luajti për 3 sezone me Milanin, ku u transferua në 2008-ën nga Barcelona dhe qëndroi deri në vitin 2011, për të kaluar më pas te Flamengo në Brazil.

Megjithatë 3 vite mjaftuan që  Ronaldinho fitojë zemrat e tifozëve të Milanit dhe të kthehet në një idhull për ta.

 
373 people are talking about this
 
 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull