Official statement from FC Barcelona: http://barca.link/xKRA30qsZJt
Barcelona zyrtarisht ka marrë vendim që të ulë pagat e anëtarëve të klubit.
Bordi drejtues i Barcelonës ka diskutuar masat që duhet marrë për të minimizuar dëmet ekonomike, në kohën kur të gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.
Me anë të një reagimin zyrtar, Barcelona njofton se pagat e futbollistëve dhe të gjithë punëtorëve do të zbriten.
Të gjitha këto masa janë marrë me synimin që skuadra t’i shpëtojë dëmeve ekonomike, në kohën kur gjithçka rreth sportit po pezullohet.
Mbetet të shihet se cilat do të jenë reagimet e lojtarëve, kur dihet se disa zëra kanë qenë kundër.