Sezoni 2019-2020 i “Lild Starligue” është mbyllur dhe sikundër pritrej, Komiteti Udhëheqës i Ligës Kombëtare të Hendbollit votoi sot në mënyrë unanirime për anulimin e tetë ndeshjeve të fundit të kampionatit dhe njëkohësisht përfundimin e sezonit në Proligue për shkaqet e krizës shëndetësore lidhur me pandeminë e koronavirusit.
Final Four i Kupës së Ligës, që ishte i programuar për datat 15 dhe 16 të marsit të shkuar, gjithashtu është anuluar. Vendimin përfundimat të LNH e mori pas zgjatjes së periudhës së karantinës deri më 11 maj nga presidenti Emanuel Makron.