Ad imageAd image

Ronaldo publikon foto nga shtrati me gruan dhe fëmijët:Mënyra më e mirë për të nisur ditën.

1 min lexim

PORTUGALI
Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo, është figura më e ndjekur në rrjetin social Instagram. Ai është mjaft aktiv në llogarinë e tij, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e tij e përditshme.
Cristiano u tregoi fansave se e nisi mëngjesin e së shtunës në mënyrën më të mirë të mundshme, rrethuar nga më të dashurit e tij.
Futbollisti portugez publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej në shtrat bashkë me gruan dhe fëmij%t e tij, kur sapo ishin zgjuar në mëngjes.
“Mënyra më e mirë për të nisur ditën”, shkroi Ronaldo në mbishkrimin e kësaj fotografie. Kujtojme që futbollisti është duke kaluar kohë me familjen në rezidencën e tij luksoze në Madeira, Portugali dhe do të qëndrojë aty deri në përfundimin e pandemisë globale.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull