Ad imageAd image

Nisin ethet e finales, Roma dhe Feyenoord zbresin në fushë për nxehjen e zakonshme

1 min lexim

 

Roma është ekipi i parë që ka zbritur në fushë për të kryer nxehjen e zakonshme para se të startojë finalja e Conference League ndaj Feyenoord. Verdhekuqtë e Jose Mourinhos rikthehen të luajnë një finale europiane pas plot 31-vitesh, teksa të fundit herë që diskutonin një të tillë dilnin të mposhtur nga ndeshja me Interin në UEFA Cup.

Mirëpo, në kryeqytetin shqiptar do të kërkojnë të shkruajnë një histori me fund të lumtur, ndërsa tekniku Jose Mourinho ka ulur në stol Marash Kumbullën. Nga ana tjetër, tekniku luzitan i ka besuar sulmin Tammy Abraham i cili në këtë kompeticion të parë të Conference League ka shënuar nëntë gola.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sakaq, pak minuta më pas edhe lojtarët e Feyenoord shkelën tapetin e Air Albania për të kryer gjithashtu nxehmjen

Ndani këtë artikull