Tifozët e Kombëtares shqiptare kanë pushtuar sot Dortmundin teksa janë duke u bërë gati për ndeshjen Itali-Shqipëri. Të gjithë janë mbledhur që në orët e para të paradites në grupime të mëdha me këngë e me valle duke ndezur atmosferën e duke e bërë që ndeshja të luhet si në shtëpi për djemtë e Silvinjos.
Dhe kjo kuptohet qartë nga pamjet e mëposhtme, ku tifozët janë mbledhur në qendër të qytetit dhe si në dallgë e madhe e kuqe janë nisur drejt stadiumit ku në orën 21:00 do të luhet ndeshja.