Zvicra arriti sukses 1-3 në ndeshjen e parë ndaj Hungarisë, në Euro 2024.
Një nga protagonistët kryesorë në këtë takim për Helvetët ishte edhe mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka.
Granit Xhaka ishte “truri” i vërtetë i kësaj Zvicre, teksa me lojën e tij të saktë në mesfushë arriti të dominojë totalisht kundërshtarin, si dhe të krijojnte thuajse çdo aksion të “Helvetëve”.
Falë kësaj performance të madhe, UEFA e ka nderuar kampion e ri të Bundesliga, me titullin “Man of the Match”, e thënë në shqip, “Lojtari i Ndeshjes”. Tashmë kapiteni i “Helvetëve” duhet të mendojë për sfidën e radhës, atë ndaj Skocisë, ku në rast sigurimi të një tjetër 3 pikësh arrin t’i japë Kombëtares së tij, një “biletë” për në raundin e 1/16-ve, të Euro 2024
Xhaka, pas takimit, u shpall “lojtari i ndeshjes”. Futbollisti, numëron mbi 120 sfida me fanellën e Zvicrës