Vetëm pak orë përpara ndeshjes hapëse të Anglisë kundër Serbisë, një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes tifozëve të cilët do të ndjekin ndeshjet e Euro 2024.
Në sherr janë përfshirë tifozë britanik, serbë dhe shqiptarë. Nga sa raportohet nga mediat e huaja, tifozët anglezë kanë provokuar tifozët serbë me flamurin e Shqipërisë.
Në ato momente tifozët serbë i kanë vënë zjarrin flamurit kuqezi. Në ato momente kanë ndërhyrë edhe shqiptarë.
Për fat të mirë, policia ka ndërhyrë në kohë, duke mos lejuar përshkallëzimin e këtij konflikti.