Ad imageAd image

Luiza Gega Kampione e Europës. Thyen rekordin kontinental

1 min lexim

 

Kampione e evropes, gega rekord evropianLuiza Gega nuk zhgënjen pritshmëritë: kampione dhe rekormende e Europës, me një paraqitje të jashtëzakonshme në finalen e 3000 metrave me pengesa, në aktivitetin që po zhvillohet në Mynih. Askush nuk mbajti ritmin e dibranes në këtë garë dhe sportistja shqiptare ia doli të kalonte finishin e vetme me kohën 9.11.31, që është tashmë edhe rekordi i ri i Kampionatit Europian, duke thyer me 6 sekonda atë të vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

Sportistja shqiptare dominoi të gjithë garën duke qenë e pakapshme nga ndjekëset e saj dhe në fund mbërriti e vetme në finish, duke vendosur një rekord të ri europian. Natyrisht, kjo kohë e regjistruar nga Gega është edhe rekordi i ri kombëtar në këtë disipline, pasi atletja përmirësoi kohën që kishte vendosur në Lojërat Mesdhetare pak javë më parë.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

Në momentet kur kaloi finishin (video poshte), Gega nuk arriti të mbante emocionet pasi shpërtheu në lot gëzimi dhe më pas ra në gjunjë në pistën e cila i dhuroi një sukses të rrallë për atletikën shqiptare, qëajo vetë nuk do ta harrojë kurrë./

Ndani këtë artikull