Një salvaxhente për Dvoranin

Hënë, 04 May 2020 18:30

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës ka dorëzuar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor relacionin në lidhje me kërkesën e Presidentit Ilir Meta për ndërprerjen e mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani. 

Duke bërë një përshkrim të mandatit të këtij të fundit që nga nisja e deri në vazhdimin e tij dhe jashtë afatit, Komisioni thotë se vlerëson që ai ka përfunduar.

Megjithatë, ajo që e mban në detyrë Dvoranin, është pika 5 e nenit 136 të Kushtetutës. Ky ndryshim në Kushtetutë ka hyrë në fuqi dy ditë para se të hynte një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që pranonte padinë e një grupi deputetësh për shfuqizimin e një ligji të ngjashëm, i cili mbante në detyrë Dvoranin.

Në atë kohë, Kuvendi nuk votoi kandidaturën e Alaudin Malajt të miratuar nga Presidenti dhe vendi i Dvoranit nuk u plotësua asnjëherë, duke mbetur në detyrë 6 vite më shumë.

Komisioni kërkon që KLGJ të përcaktojë: “A i ka mbaruar zotit Dvorani detyrimi për të qëndruar në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Lartë deri në emërimin e pasardhësit? Në hipotezën që ky detyrim i ka mbaruar, në situatën që zoti Dvorani vijon të qëndrojë në detyrë, a është Këshilli autoriteti që ka kompetencën për zgjidhjen e këtij ngërçi? Nëse po, cila është mënyra e veprimit të Këshillit? A mund të jetë një vendimmarrje një mënyrë veprimi nga Këshilli? Nëse po, cila vendimmarrje e Këshillit i përgjigjet situatës konkrete? Nëse jo, cila mund të jetë forma e veprimit nga Këshilli?”.
Me këto funksione në drejtësi dhe me një mbështetje të qartë politike nga PS, Dvorani ka tejkaluar çdo parashikim ligjor. Në pak muaj nga nisja e zbatimit të reformës në drejtësi, Dvorani mori përsipër të bënte seleksionimin e anëtarëve të gjykatave kryesore në vend. Edhe pse procedura ligjore është e qartë dhe e cilësonte kreun e KED si një zyrtarë që kryente vetëm procedurat burokratike, Dvorani mori rolin e një gjyqtari që cakton se kush duhet të emërohet, kush duhet të skuaflifikohet dhe kush duhet dërguar për dekretim. Kushtetuta e përcakton qartë sesi bëhet emërimi i anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe cili është roli i Presidentit dhe Kuvendit. Por Dvorani, me pushtetin e pakufishëm që i dha rilindja në Parlament, mori përsipër të shkelte Kushtetutën dhe të mos njihte Presidentin dhe as ligjet e tjera të sistemit të drejtësisë. Konflikti mes Presidentit dhe kreut të KED tregoi para gjithë shqiptarëve se deri ku mund të arrinte abuzimi i njerëzve që pretendojnë se zbatojnë reformën në drejtësi dhe që mbahen akoma për të kapur krejt institucuinet e drejtësisë. Komisioni i Venecias që trajtojë konfliktin mes kreut të shtetit dhe Ardian Dvoranit, në raportin e tij nuk linte vend për dyshime se kreu i KED kish shpërdoruar detyrën dhe kishte shkelur Kushtetutën. Pavarësisht këtij qëndrimi të ekspertëve të Venecias, Dvorani vijon të pretendojë se ka të drejtë dhe gjithashtu vijon të mbajë detyrat në kundërshtim me ligjin.
Kur Dvoranit dhe drejtues të PS janë pyetur për këtë barrë të madhe që po mban ai, 2-3 detyra njëherësh, justifikimi i përdorur deri në bezdi ishte se kjo procedurë do jetë vetëm për një periudhë kalimtare. Sipas tyre, reforma në drejtësi ka krijuar boshllëqe që duhen mbushur dhe me njerëz si Dvorani që kaloi vetingun me dyshime.

6 vite janë shumë për tu quajtur një periudhë kalimtare, sepse 7 vite është mandati i plotë edhe me sistemin e dalë nga reforma në drejtësi. Ndërkohë Gjykata e Lartë ka tashmë tre gjyqtarë të rinj, Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe, të zgjedhur sipas ligjit dhe Kushtetutës. Por Dvorani dhe PS kanë vendosur të sillen si pengmarrës të institucionit. Jo vetëm që nuk largohet, por sot i ka dërguar një letër Këshillit të Lartë Gjyqësor ku jep arsyet e tij se përse vijon të jetë në detyrë. Kuptohet, në arsyet që pretendon nuk ka asnjë argument ligjor, por vetëm sulm ndaj Presidentit të Republikës, i cili i kujtoi KLGJ-së të zbatonte procedurën për emërimin e gjyqtarëve. Sa herë është kapur me shkelje ligjor, si në rastin e kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese, si në rastin e drejtimit të mbledhjeve të KED, edhe kur Venecia e akuzoi për shkelje Kushtetuese Dvorani nuk ka shpjeguar pozicionin e tij ligjor, por ka sulmuar presidentin. Këtë ka bërë edhe sot duke sulmuar kreun e shtetit, ndërkohë që problemin nuk e ka me Presidentin, por me ligjin dhe tashmë ka ardhur koha të mbajë përgjegjësi.
SPAK-u do ta marrë një ditë Ardian Dvoranin te dhomat ku mbahen shkelësit e Ligjit!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...