Sot zhvillohet seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit pwr gjygjtaren e Kurbinit, Marçela Shehu.
Gjyqtarja kalon në sitën e vettingut për anën profesionale, pasurinë dhe integritetin. Trupa e KPK-së që shqyrton rastin e saj përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici. Kujtojmë se Marçela Shehu është kandidate për një post në Këshillin e Lartë Gjyqësor.