Shëndetësia/ “170 milionë dollarë në duart e “hajdutëve të besuar” të Ramës

Premte, 01 June 2018 15:21

Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, foli sot për shkrirjen e katër drejtorive të kontrollit spitalor. Ai shtoi akuzat ndaj qeverisë duke thënë se ky skenar i paraprin vjedhjes përmes financimit të spitaleve.

Pak ditë më parë fondi i sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor FSDKSH shkriu katër drejtori që kontrollonin të gjithë rrjetin spitalor publik dhe spitalet Private me të cilat ka lidhur kontrata? Për rrjedhojë u shkarkuan nga puna 34 specialistë?

Momenti i largimit nga puna është i dhimbshëm në planin personal për gjithë secilin, por do mbetem më shumë në aspektin strukturor. Nuk i kam emëruar unë ata njerëz, por destrukturimi i fondit është një praktikë që lehtëson qeverinë të shpërdorojë fondet, pra kthehet në një vegël në duart e ministrave të Shëndetësisë. Sistemi nuk është më kontrollues por bëhet vegël në duart e politikës.

Si kryetari i Komisionit të Shëndetësisë do kërkoni hetimin e kësaj vendimmarrje? Nga punonjësit flitet për cedimin e sistemit që do kontrollonte 170 mln dollarë me të cilat shteti financon spitalet publike dhe private në vend, thënë ndryshe” pjesa e luanit”.

Kjo çështja ka të bëjë me vendosjen e njerëzve të besuar, unë them “hajdutë të besuar”. Këtu ka nevojë për profesionistë të cilët monitorojnë qartë sistemin. Vëmendja do jetë e lartë nga ne, pavarësisht se në komision ka një lloj kundërvënie të jashtëzakonshme për çdo vërejtje, duket sikur iu shan kryeministrin e mendojnë ç’rëndësi ka sistemi.

Login to post comments