Një hartë interaktive e organizatës amerikane “Outrider Foundation” tregon se çfarë do të ndodhte nëse një bombë bërthamore do të hidhej në Tiranë. Sipas kësaj harte kjo bombë do të vriste rreth 480 mijë njerëz dhe mbi 250 mijë do të ishin të plagosur nga Rresheni në Lushnje.
Bomba bërthamore bie në qytetin të cilin ju e keni përzgjedhur. Mund ta përzgjidhni bombën: “Little Boy”, bomba e parë që është përdorur në luftë, “Hëasong-14” e Koresë Veriore, “Tsar” sovjetike ose bomba termonukleare amerikane “Ë-87”.
Pas përzgjedhjes së qytetit dhe bombës, harta e frikshme interaktive e “Outrider Foundation”, tregon numrin e viktimave, të plagosurëve, topi i zjarrit që krijohet, rrezatimi, shok vala dhe nxehtësia që do të shkaktonte bomba bërthamore.
Meqë edhe vetë ideatorët e saj bëjnë thirrje të “provoni vetë fuqinë shkatërruese të shpërthimit bërthamor në zonën ku jetoni”, ju edhe vetë mund ta testoni hartën në këtë link: https://outrider.org/nuclear-ëeapons/interactive/bomb-blast/
Në Tiranë, në rast se do të përdorej bomba bërthamore Ë-87, bilanci do ishte i frikshëm: 263.502 të vdekur dhe 82.597 të plagosur, dhe do të përfshinte zonën nga Lundra tek Bregu i Lumit. Ky bilanc me bombën bërthamore të ashtuquajtur “paqësore” Ë-87, dallon shumë nga ai i bombës bërthamore “Tsar”. Në rast se do të përdorej kjo bombë bërthamore, Tirana do të kishte 477.963 viktima dhe 256.945 ndërsa gjurma e goditjes do të shtrihej nga Lushnja në Rreshen.