Itali/ Kokainë dhe 60 mijë euro poshtë dyshekut të krevatit, në pranga shqiptari (foto)

Premte, 01 June 2018 20:03

Karabinierët italianë në Macerata kanë arrestuar një shqiptar, pasi është kapur më kokainë. Personi i arrestuar është A.V, 33 vjeç, i cili ishte edhe pronar i një picerie në Piediripa.

Nga kontrolli që ka ushtruar policia në banesën e 33-vjecarit ka gjetur 1.7 kg kokainë si dhe 60 mijë euro të fshehura poshtë dyshekut të krevatit. Dyshohet se paratë janë fituar nga shitja e lëndës narkotike.

Kontrolli i autoriteteve në banesën e shqiptarit është bërë pas kallëzimeve nga qytetarët. Policia ka sekuestruar kokainën dhe paratë si dhe i ka mbyllur picerinë shqiptarit.

Login to post comments