Viza Amerikane/ Analiza e ADN-së për të provuar lidhjen familjare

Saturday, 02 June 2018 08:19

Avokati amerikan Kieran Both iu përgjigjet qytetarëve të interesuar për çështjet e emigracionit në SHBA. Një lexues i shkruan:

Përshëndetje Z. Both. Unë kam nevojë për ndihmën tuaj. Jam me  green card. Disa vjet përpara unë aplikova për të sjellë vajzën time në SHBA . Paraqita edhe dokumente që provonin lidhjen e gjakut me time bijë, dmth si nënë e bijë. Dokumentet u dërguan në ambasadën amerikane , por zyrtari i  konsullatës nuk e di përse nuk e besoi që vajza ishte bija ime. Ne morëm edhe një letër që që thoshte se ata kishin për qëllim ta refuzonin vizën për të. Letra kishte edhe afatin e fundit kur ne duhet të paraqisnim prova shtesë për të vërtetuar që unë isha nëna e saj. Dhe thoshin që duhet të bëjmë testin e DNA për të provuar lidhjen familjare.

JZ

Hartsdale, NY

Unë u sugjeroj që të veproni shpejt, sepse zakonisht afati është  kohëshkurtër. Testi gjenetik është një metodë e përdorur nga Shërbimi i Emigracionit dhe i Shtetësisë Amerikane (USCIS) dhe Departamenti i shtetit (DOS) për verifikimin  biologjik të marrëdhënies në lidhje me aplikimet ne emigracion. Sugjerimi i testimit biologjik DNA sugjerohet kur nuk ka prova të mjaftueshme e evidenca  të besueshme për të vërtetuar marrëdhënien familjare.  Zakonisht testi i DNA bëhet për të provuar atë.  Me këtë kuptojmë marrëdhënien familjare(të gjakut) si bijtë me prindërit si edhe midis vëllezërve dhe motrave. Marrëdhëniet e largëta në fis nuk mund të provohen në mënyrë  korrekte. DNA është prove e lidhjes biologjike. DNA përdoret në rastet kur mungojnë apo kur nuk janë të plota e të besueshme  provat dokumentare.

Kur analiza e DNA  duket e domosdoshme këshilltari i konsullatës ose i emigracionit i sugjeron aplikantëve t’i nënshtrohen këtij testi. Testi i DNA bëhet vullnetarisht në këto raste, nuk është i detyruar dhe të gjitha pagesat bëhen nga i interesuari dhe nga ana tjetër kalimi i testit nuk u siguron vizën. Nëse përfaqësuesi i konsullatës apo i Emigracionit sugjeron testin për lidhjen biologjike u dërgon një letër te dy të interesuarve , atij qe bën dokumentet për bashkim familjar dhe tjetrit që përfiton nga kërkesa. Laboratori që zgjidhet për të bërë testin është i autorizuar dhe i aprovuar nga Amerika(American Association of blood Banks(AABB) Lista e laboratorëve gjendet ne internet në adresën http:// ëëë.aabb.org/sa/facilities/Pages/RTestAccrFac.aspx

Pasi ta keni zgjedhur laboratorin është përgjegjësia juaj të caktoni një datë për kryerjen e testit si edhe pagesën për të. Laboratori siç thamë,  është i autorizuar dhe I vendosur në listën  e aprovuar.

Nga laboratori do t’u kërkohet të paraqisni një letër nga Emigracioni si edhe  emrat dhe informacionin biografik , për atë që ka bërë kërkesën(petitioner) dhe përfituesin(beneficiaries) . Saktësia e testit te DNA marrë nga goja ,nga brenda faqes(bulçitë) është e njëjtë me testin e  dhënies së gjakut. Konsullata aprovon vetëm ato teste që kanë   siguri saktësie në shkallën 95% edhe më lart.

Ambasada amerikane me të marrë rezultatin  e DNA nga laboratori do të kontaktojë aplikantin e vizës dhe cakton takimin me të. Aplikanti për vizë duhet të sjellë në ambasade një zarf me rezultatin dhe ta sjellin me vete në ambasadë, nëse nuk e sjellin këtë dokument me vete duhet ta përsërisin testin. Kopje të rezultatit të testit individi duhet t’i sigurojë nga laboratori, jo nga ambasada.

Dorëzimi i rezultateve ne ambasadë nuk garanton lëshimin e vizës.

Paragrafi I parafundit këtu. Ky proces mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër por është e rëndësishme për ju që ta filloni procesin sa më shpejt. Personeli i testimit të DNA janë shumë të mirë në shpjegimin e testit. Ndaj mos u shqetësoni, se testi kalon pa dhimbje./Illyria

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 09:08
Login to post comments