Sekuestrohet drogë dhe municione në Vlorë, në kërkim një shtetas

Saturday, 02 June 2018 13:34

4 armë zjarri, 246 kg kanabis dhe municione luftarake janë gjetur sot të fshehura në një stan në fshatin Kuç të Vlorës nga policia.

Për këtë është shpallur në kërkim autori A.N., 35 vjeç, pasi akuzohet për prodhim, shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Strukturat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme në fshatin Kuç, në stanin e shtetasit A.N., kanë sekuestruar:

4 armë zjarri tip automatik

4 krehëra model 56

210 fishekë model 56 si dhe

246 kg kanabis.

Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Prodhim, shitja e narkotikëve” dhe ”Mbajtja pa leje e prodhimi armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 13:44
Login to post comments