Një oficer i Gardës së Republikës është përplasur me protestuesit e PD dhe ka tentuar tu marrë me force një banderole që mbanin në dorë.
Një video e Faxweb.al tregon momentin e konfortimit të të rinjve me një nga oficerët e Gardës. Incidenti ka ndodhur para nisjes së takimit të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët rajonalë në Elbasan. Në videon e mëposhtme, dallohet makina e Kryeministrit Rama dhe një nga truprojat e tij që mbyll derën e makinës.
Vetëm pak metra më tej, në një cep një nga oficerët e Gardës (Shiko videon, personi i veshur me këmishë bezhë), shtyn të rinjtë duke dashur t’ju rrëmbejë nga duart pankartat. Në këtë moment ka ndërhyrë një qytetar që ka kaluar aty afër, duke i thënë gardistit të mos iu afrohet më të rinjve.
Por jo vetëm kaq në formë presioni Gardisti vendos dorën në pistoletën që mban në brez.
Shihni pamjet: