Ka nisur zyrtarisht vetting-u në polici, ku brenda 30 ditësh 11 mijë punonjës policie duhet të dorëzojnë formularin e vetdeklarimit.
Pritet gjithashtu të ngrihet edhe Komisioni i Vlerësimit apo grupe pune të cilat do t’i vijnë në ndihmë punojnësve të policisë, për të plotësuar formularët e tyre dhe për të qenë sa më të qartë.
Proçesi do të mbështetet në 3 kritere: Pastërtia e figurës, pasuria dhe aftësia profesionale