Një operacion i madh policor po zhvillohet për asgjësimin e kanabisit në rrethinat e Krujës. Bëhet fjalë për qindra rrënjë marijuanë të agjësuara dhe disa persona të ndaluar. Policia ende nuk ka dhënë detajë rreth operacionit, por 55news.al mëson se janë arrestuar dy persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Njëri prej të arrestuarve tha Gjovalin Loka, drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, tha gjatë një interviste në “News 24” ka një mbiemër të dëgjuar dhe që dyshohet të jetë koka e grupit kriminal.
55news.al mëson se hetimet mbi këtë grup nisën nga prokuroria e Durrësit. Operacioni po zhvillohet në fshatrat Nikël, Gramëz, Borizanë, Krastë e Krujës dhe në disa fshatra të Malësisë së Krujës. Ne operacion janë përfshirë forcat e FNSH nga Tirana si dhe forca policie nga Drejtoria e Policisë Durrës.
Vijon…