Gardisti i Ramës dërgohet në spitalin e Traumës në Tiranë

Saturday, 02 June 2018 21:10

Punonjësi i Gardës që mbeti i plagosur në një incident pak minuta pas mbarimit të takimit të kryeministrit Edi Rama në Belsh është dërguar në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve gardisti që pësoi aksidentin është Mirian Bajramaj, 32 vjeç. Ai është dërguar me  urgjencë në Tiranë dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit ku do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Sipas mjekëve, efektivi i gardës ka dëmtime fizike nga rënia nga lartësia.

Ngjarja ndodhi rreth 17:00 të ditës së sotme, sapo kryeministri Rama kishte mbaruar takimin me qytetarët në Belsh në kuadër të turit të llogaridhënies publike. Gardisti ra nga një lartësi rreth 2 metër në afërsi të podiumit.

Të pranishmit kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, teksa më pas kanë parë efektivin përtokë. Ai u mor me barelë nga vendi ku ra dhe u dërgua në qendrën shëndetësore të Belshit fillimisht e më pas drejt Spitalit të Traumës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...