Ka kaluar një vit nga vrasja e Artan Cukut, e duket se më në fund ngjarja po zbardhet.
Mikel Shallari, i dyshuari kryesor për ekzekutimin e tij, ka vendosur të flasë.
Ai do të bashkëpunojë me prokurorinë . Hetimet do ndiqen nga prokurori Henrik Ligori.
Siç duket, porositësit e vrasjes së ish -komisarit të policisë janë disa persona që aktualisht ndodhen jashtë vendit.
Pista që po hetohet është ajo e vrasjes për shkak të detyrës, por nuk përjashtohen edhe motive të tjera si ajo e hakmarrjes.
Artan Cuku u ekzekutua mbrëmjen e 8 prillit 2017 pranë banesës së tij në “Rrugën e Kosovarëve” pasi kishte dalë nga ambientet e një lokali. Vrasësist e kishin pritur Cukun për rreth dy orë përpara pallatit. I dyshuari Mikel Shallari pas krimit hodhi bluzën në një kazan mbeturinash dhe përmes ADN-së u zbulua se autori ishte i riu nga Kuçova.