4 persona nga të cilët dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge
Operacioni për të goditur këtë grup u zhvillua në zonat midis Leçes dhe Brindisit, ndërsa janë arrestuar 4 persona, dy prej të cilëve janë shqiptarë.
Arrestimet janë bërë në vijim të operacionit "Bogota", që përfshijnë 51 subjekte të kombësisë italiane dhe shqiptare, të gjithë duke u hetuar për posedim dhe trafik të drogës.
të arrestuarit shqiptarë janë të moshës 29 dhe 38 vjeç, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg. Ndërsa për dy shtetasit italiane 35 dhe 49 u caktua masa e arrestit shtëpiak, raporton “La Reppublica”.