Nis ditën e sotme procesi i Vettingut në radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Është prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka, që do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut.
Nis ditën e sotme procesi i Vettingut në radhët e Prokurorisë së Përgjithshme. Është prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka, që do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të thelluar për ligjshmërinë e pasurisë, kontaktet e mundshme më botën e krimit dhe aftësitë profesionale.
Trupa gjykuese që po kalon në skanerin e trefishtë prokuroren Anila Leka përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Seanca dëgjimore ndaj prokurores Leka pritet të nisë në orën 14:00.
Një ditë më parë, Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht pasurinë e prokurores Anila Leka, e cila rezultonte të kishte në pronësi vetëm dy apartamente, ndërsa si burim të ardhurash, ajo deklaronte vetëm pagën vjetore si prokurore, si dhe të ardhurat nga bonot e thesarit.
Më herët, ligjit të Vettingut ju nënshtruan disa gjyqtarë, një pjesë e të cilëve u ‘dogjën’, pasi nuk justifikonin pasurinë.