Gjyqtarja Shehu kalon Vettingun, KPK e konfirmon në detyrë

Hënë, 04 June 2018 10:13

Në seancën e shkurtër që është mbajtur sot juria ka thënë se Marçela Shehu është e pastër dhe konfirmohet sërish në detyrë.

Trupa e KPK e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu, është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ajo ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe pasi punoi për pak muaj në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit-pozicion të cilin e mban edhe sot.

Login to post comments