Banda kriminale në Itali, zbulohen lidhjet me “klanet shqiptare”

Hënë, 04 June 2018 12:52

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës në të cilën ishin të përfshirë rreth 50 persona.

10 prej tyre janë arrestuar tashmë nga policia e Brindizit, dy prej të cilëve janë shqiptarë. Fjala është për shtetasit me inicialet L.E. 38 vjeç dhe M.M. 29 vjeç.

Grupi kriminal trafikonte tre llojet kryesore të drogërave, kokainë, heroinë si dhe kanabis. Organizata kriminale kishte një kontroll të gjerë të tregut të drogës, përfshi zona si Lombardia, Emilia Romagna, Toscana, Sardenja, Basilicata, madje aktiviteti i tyre shkonte deri në Belgjikë, atje ku blihej kokaina.

Hetimet kanë treguar gjithashtu se grupi kishte mbështetje logjistike edhe në Shqipëri, nga organizata të tjera kriminale, që bënin të mundur transportin e drogës drejt Italisë.

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 12:57

Video

Login to post comments