Denoncimi/ Korrje selektive e arave me kanabis nga narkopolicia

Hënë, 04 June 2018 14:12

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në një shënim në rrjetet sociale korrjen selektive të arave me kanabis nga Policia e Shtetit. Sipas denoncuesit, pronari i parcelave është vëllai i kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.

'Antidroga dixhitale denoncon korrje selektive e arave me kanabis nga narkopolicia. Kokat e arave te drogës janë në pushtet, ata që shpalli xhafopolicia janë thjeshtë argat!’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit

Antidroga dixhitale denoncon:

-Korrje selektive e arave me kanabis nga narkopolicia!

-Kokat e arave te droges jane ne pushtet, ata qe shpalii xhafopolicia jane thjeshte argat!

Lexoni mesazhin e tij. sb

“Mirembrema z Berisha aksioni i policise per luften kunder kanabisit ne bashkin kruje duhet pershendetur por duhet te jete real e drejtuesi i policise z Xhovalin loka nuk duhet te quaj punetoret e bimeve koka te trafikut ,se hallexhijt jane viktim e ketij kriminalizimi te vendi. Kanabisi i prere ne zonen e zalles ne njesin administrative f kruj i denoncuar dhe me pare ka si pronar kryeplakun ilirjan sala .vellain e kry te bashkis kruje ilir bushin .policin betim rryci etj. Keta jan dhe pronar te kanabisit te sekuestruar nga policia para nje muaj ne thuman ku u arrestua nje ish doganier dhe doli ne kerkim nje polic i komisariatit nr 2. Ne fshatrat e njesis administrative Nikel ka mbi 20 mije rrenje kanabis qe don dhe 20 dite te filloj mbledhja.ne aksionin e djeshem ne fshatin kurcaj afer fisit me mbiemer caca policia nuk ka prere dy parcela”

Login to post comments