Me datën 20 prill 2018 Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur që të lirojë 7 protestues të cilët ishin arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit.
Gjykata gjithashtu vendosi që 4 persona të tjerë të mbeteshin në burg.
Por, sipas informacioneve të Dritare.net Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës i cili kishte mbetur në burg nga Gjykata e Apelit është liruar në javët e para të majit.
Shkak për lirimin e tij është bërë sepse 35-vjeçari ka pësuar një infarkt dhe pasi ka qëndruar disa ditë në spitalin e Tiranës ai është lirua me vendim Gjykate.
Burimet pohojnë se Onuzi pas lirimit dhe pas daljes nga spitali i Tiranës ka kaluar edhe disa ditë në spitalin e Kukësit.