Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka marrë pjesë në iftarin e organizuar nga Myftinia e Shkodrës.
“Uroj agjerim të mbarë e të pranuar për të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre nga Shkodra, qyteti i jashtëzakonshëm i traditave dhe në veçanti i harmonisë ndërfetare.”, shkruan Meta.
Ndërkohë theksojmë se muaji i Ramazanit përfundon më 14 qershor.
Postimi i plotë:
I nderuar të merrja pjesë sot në iftarin e organizuar nga Myftinia e Shkodrës. Uroj agjerim të mbarë e të pranuar për të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre nga Shkodra, qyteti i jashtëzakonshëm i traditave dhe në veçanti i harmonisë ndërfetare.