Pagjumësia- Kura që funksionon në një filxhan

Tuesday, 05 June 2018 08:52

Pagjumësia është një problem shëndetësor që shkakton shumë kokëçarje.

Miliona njerëz në botë stërmundohen gjatë natës pa vënë gjumë në sy.
Shumica e pacientëve të prekur nga pagjumësia përdorin ilaçe të ndryshme që shkaktojnë urth, konstipacion, marramendje dhe varësi.
Te dhënat e AgroWeb.org tregojnë se medikamentet nuk ofrojnë kurrësesi një zgjidhje të mirë dhe pa efekte anësore që mundësohet nga kurat natyrale.
Receta E Duhur Për Një Gjumë Të Qetë
Përbërësit:
200 ml qumësht
1 lugë çaji me mjaltë
1 pikë ekstrakt vaniljeje
Udhëzimet:
Ngroheni qumështin në një tenxhere dhe përpara se të marrë valë hidheni në filxhan.
Më pas shtoni vaniljen dhe mjaltin.
Përziejeni mirë dhe pijeni ngadalë përpara se të shtriheni për të fjetur.
Me këtë kurë, mendohet se pagjumësia nis e nuk bëhet më problem.
Madje mund t’ja ndjeni efektin që në filxhanin e parë.
Suksesi i kësaj kure, sipas informacioneve të AgroWeb.org i atribuohet përbërësve të saj të mrekullueshëm, të cilët lehtësojnë ardhjen e gjumit dhe e ndihmojnë trupin të qetësohet.
Qumështi
Ushqimet e pasura me proteinë siç është qumështi përmbajnë tryptophan, një amino acid që ndihmon në ardhjen e gjumit.
Ky amino acid stimulon prodhimin e serotoninës dhe melatoninës dhe ka efekt qetësues.
Mjalti
Mjalti ka aftësi shumë të mira qetësuese për trupin dhe trurin.
Ai gjithashtu promovon prodhimin e një substance thelbësore për funksionin e mëlçisë gjatë kohës që njeriu fle.
Gjatë ditës nivelet e kësaj substance të njohur si glikogen bien dhe e detyrojnë trurin të jetë aktiv dhe të kërkojë ushqime të pasura me të gjatë natës.
Mjalti stimulon edhe një reagim kimik që përmirëson çlirimin e melatoninës në tru.
Ekstrakti I Vaniljes
Pagjumësia rëndohet nga mendimet e njëpasnjëshme që nuk kanë të sosur.
Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org kanë konfirmuar se aroma e vaniljes ka aftësi qetësuese për trurin dhe zbut ankthin.
Për më tepër, aroma e vaniljes pakëson episodet e marrjes së frymës gjatë gjumit me të paktën 36%./AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore. Burimi: National Library of Medicine

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...