Statusaxhinjtë e fejsbuk-ut dhe “shija” e tyre metropolitane!

Tuesday, 05 June 2018 09:23

Nga Selam Sulajmani

Në kohën që ne jetojmë, në botën e mundësive të mëdha, në dekadën e lirisë së shprehjes (në shumë raste pa fre dhe pa logjikë), çdo njëri prej nesh ka gjithë të drejtën e Zotit të shpreh këndvështrimin e tij për çështje të ndryshme, fenomene të papranueshme dhe ta ngre zërin kundër tyre. Mirëpo, të reagosh pa argumente, të hedhësh baltë mbi një institucion të caktuar, të mundohesh ta njollosësh një aktivitet, veprimtari arsimore, është njëjtë si të pështysh drejt qiellit.Në kohën që ne jetojmë, në botën e mundësive të mëdha, në dekadën e lirisë së shprehjes (në shumë raste pa fre dhe pa logjikë), çdo njëri prej nesh ka gjithë të drejtën e Zotit të shpreh këndvështrimin e tij për çështje të ndryshme, fenomene të papranueshme dhe ta ngre zërin kundër tyre. Mirëpo, të reagosh pa argumente, të hedhësh baltë mbi një institucion të caktuar, të mundohesh ta njollosësh një aktivitet, veprimtari arsimore, është njëjtë si të pështysh drejt qiellit.Organizimin e ceremonisë së hedhjes së kapelave për absolventët e vitit akademik 2017 /2018, në të cilën morën pjesë qindra e mijëra qytetarë shqiptarë dhe jo vetëm, ca individë e komentuan, e analizuan, e stër -analizuan dhe fare në fund nxorën përfundimet e tyre me shije “alla” metropolitane.Nuk lanë gjë pa thënë kundër Universitetit, kundër studentëve pjesëmarrës në absolventiadë, kundër Këshillit organizues që sipas tyre nuk paskësh përvojën e duhur për organizimin e ngjarjeve të këtij niveli, etj, etj. Të gjithë ( janë ca që “dinë” gjithçka), hyrën në vallen e përçmimit ndaj UT-së duke marrë shkas nga kënga e njohur “Valle Kosovare” që e interpretoi Shpat Kasapi- këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, fituesi i shumë çmimeve artistike në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. Përpos tij (Sh. K), për shijen e larmishme, për një publik që kapi shifra të konsiderueshme, drejtuesit e Universitetit, përkatësisht Këshilli organizues i kishte ftuar edhe dy artistët e respektuar: Selami Kolonjën dhe Bajramali Idrizin, të cilët e realizuan me sukses pjesën artistike nga programi i përgjithshëm i ceremonisë së lartpërmendur.Në këtë rast, nuk dua të bëj avokatin e Shpat Kasapit, aq më tepër që nuk ka nevojë për këtë, por në UT, para të pranishmëve ai këndoi një prej këngëve të njohura popullore që e sjellin në vëmendje të audiencës edhe shumë artistë tjerë shqiptarë, madje shumë më të njohur se vetë ai.Është e natyrshme që të mos kemi shije të njëjtë, por askush prej nesh nuk mund të marrë për sipër ta kontestojë vlerën e muzikës sonë popullore, e cila sot e kësaj dite, mësohet, studiohet në tekstet shkollore, tekstet universitare, si pasuri e paçmuar e folkloristikës shqiptare. Po të marrim ngjarje analoge, në të tilla raste ç’do organizim përfundon me festë dhe festë pati edhe në ceremoninë e hedhjes së kapelave të absolventëve të UT-së. “Statusxhinjtë” e fb-së përtej zellit të tyre për ta damkosur një ngjarje me rëndësi, me kalimin e ditëve përfunduan në shkronjat e fjalës së urtë shkodrane: “Tir e shtir, po boshti nuk po t’mbushet”. Ata “thanë” gjithçka, por nuk bindën dot se një këngë popullore është tallava njëkohësisht, paralajmëruan bojkotin e studentëve – absolventëve ndaj kësaj ceremonie solemne, por përkundrazi, sheshi i Universitetit ishte i tejmbushur me studentë dhe prindër. E gjithë kjo ndodh për një fakt fare të thjesht, se UT-ja është IDEALI i tyre, sepse qytetarët, mbarë opinioni e sidomos ata qindra e mijëra pjesëmarrës të 2 qershorit 2018, kanë kontributet e tyre për themelimin, rritën dhe zhvillimin e Universitetit të Tetovës, Universitetit që bëri kthesë në edukimin, arsimimin dhe përparimin e popullit shqiptar në vendin tonë dhe më gjerë. Disa thonë se ne e shajmë UT-në sepse e duam, ky është absurditet i llojit të vet që nuk mund të shpjegohet me asnjë teori psikologjike, për të mos e konsideruar sëmundje të rëndë pa diagnozë përkatëse.UT-ja nuk ka nevojë për “dashurinë” e atyre që e “duan” duke e përçmuar, që e “lavdërojnë” duke e sharë dhe e “ndihmojnë” duke e penguar. Për gati 24 vjet me radhë, UT u shndërrua në Kalanë e pamposhtur të dritës dhe diturisë, të Universitetit emblematik të arsimit të lartë në gjuhën shqipe, në institucionin që i fitoi të gjitha betejat për të mirën e fëmijëve tanë, vëllezërve tanë, motrave tona, për të gjithë ne, për të ardhmen tonë.Le të mos hapim fronte të paqena, se fundja, askush nuk e ka fituar betejën me universitetet!

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 16:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...