250 kg droga janë kapur ditën e sotme nga policia greke në Selanik.
Siç bëjnë me dije mediat e vendit fqinj, droga është zbuluar në një furgon.
Pas sekuestrimit të drogës, policia greke ka vënë në pranga edhe dy persona, njëri prej tyre shqiptar.
Nga të dhënat e para, droga e kishte prejardhjen nga Shqipëria. /55News.al/