Protestë në Porto Romano, banorët kundërshtojnë ndërtimin e landfillit

Tuesday, 05 June 2018 12:45

Banorët e Porto Romanos në Durrës kanë dalë në një protestë kundër ndërtimit të një landfilli në këtë zonë.

Me pankarta në duar “Krim mjedisor”, banorët shprehen se për më shumë se 20 vite vuajnë nga era e keqe e plehrave. “Kemi 20 e ca vite këtu që kemi ardhur. Vetëm tmerr po ndjejmë nga era e keqe nga plehrat e Dakos dhe betoni i Dakos në Durrës. “ –është shprehur njëri prej banorëve për Fax News.

Në protestën e organizuar ditën e sotme kanë dalë rreth 50 banorë që kërkojnë rregullimin e problemit të mbetjeve në Durrës.

Login to post comments