×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shishe benzine tek klinika, mjeku i dhunuar: Autori me fajëson se i vdiq motra. Dua paqe

Hënë, 09 Prill 2018 16:41

Mjeku i sulmuar dy ditë më parë, Bejkush Shehu i është rikthyer punës në maternitetin e Vlorës edhe pse thotë se ndodhet nën presionin e një përndjekje që ka nisur muaj me parë. Për mjekun nuk është hera e parë që sulmohet nga 27-vjeccari, Musto Kapaj. Me metoda të ndryshme ai e ka kërcënuar dhe sulmuar disa herë mjekun dhe pasi është prangosur ka përfituar shumë shpejt lirinë.

Sipas mjekut gjithçka nisi pas vdekjes se motrës së 27-vjecarit, paciente e doktor Shehut. Lindja e tretë rezultoi fatale për motrën e Kapajt dhe ai fajësoi mjekun për vdekjen e saj. Por sipas Shehut për atë histori janë kryer hetimet prej të cilave Prokuroria arriti të nxjerrë edhe shkakun e vdekjes, një anomali e rralle.


“Është një person që e njoh prej muajsh. Tek klinika më kërcënon, më ka dhunuar tek shkallët, në sy të familjarëve të mi. Më ka gjuajtur me grusht, desh më ka hedhur nga shkallët. Mora dhe raport dhe ia dorëzoj prokurorisë, por më pas ai lirohet. Pas disa muajsh tek klinika ishte më thikë në dorë. Ndërkohë, para 3-4 javësh pash tek klinika një zjarr të vogël”, tha mjeku.

E vetmja gjë qe i mbetet sipas mjekut është apeli i ripërsëritur që autori të marrë dënimin e merituar. Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, mjeku Bejkush Shehu kërkon mbrojtje në emër të uniformës që mban.

“Në gusht, vinte nga Vranishti i Vlorës, e mbaj këtu 1 javë, pasi ishte edhe në gjendje të vështirë financiare. Lindi shumë mirë. Pas lindjes ishte një inkubacion i rrallë, një reaksion sanguin dhe humbi jetën. Iu bë autopsia pasi e kërkoi prokuroria dhe policia”, theksoi ai. 27-vjeçari, Musto Kapaj ndodhet është në paraburgimin e Vlorës në pritje të gjykimit. “Thonë se ka probleme mendore, që ka diagnozë, por nëse bëhet kërcënues, ka spital burgu. Dua drejtësi, paqe. Kam kërkuar ndihmë 3 herë nga policia. E mori e mira e mori, jam dikush, nuk më takon një fije respekti për atë punë që kam bërë?!”, përfundoi mjeku. /BW

Video

Login to post comments