Një sasi e madhe droge është sekuestruar ditën e sotme në Vlorë.
Siç bëhet me dije, sasia e madhe e drogës është gjetur në një magazinë në Karaburun.
Bëhet fjalë për 700 kg kanabis sativa, e cila ishte bërë gati për t’u transportuar drejt Greqisë.
Pranë magazinave që u gjet droga, janë gjetur edhe disa mushka, të cilat do të përdoreshin për të transportuar drogën drejt Greqisë. /55News.al/