Një fëmijë 12 vjeç është mbytur në Liqenin e Farkës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë.
Mësohet se 12-vjeçari ishte futur në liqen për t’u larë me shokët e tij.
Nuk dihen ende detaje për identitetin e fëmijës.
Informacion paraprak nga Policia e Tiranës:
Më datë 05.06.2018, rreth orës 14:25, jemi njoftuar se tek Diga e Liqenit në Farkë është mbytur një fëmijë i mitur.
Paraprakisht dyshohet që fëmija i mitur i moshës rreth 12 vjeç, me inicialet D. D., të ketë qenë duke luajtur së bashku me fëmijë të tjerë në zonën e liqenit dhe është mbytur aksidentalisht.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas.