Dalin detaje te reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku një biznesmen u ekzekutua me armë zjarri.
Panorama bën me dije se një nga personat e shoqëruar nga policia dyshohet se është autor i ngjarjes. Ai po mbahet ende i shoqëruar pasi policia duket se ka bindjen që ai ka gisht në vrasjen e të riut vlonjat.
Sot, rreth 30 metra larg vendit të krimit është gjetur një armë tip automatik, e cila dyshohet ti përkiste viktimës. Vrasja e tij konfirmohet se është bërë me pistolete. Dyshohet se në vrasje kanë marrë pjesë tre persona. Ata janë kapur nga kamerat e sigurisë rreth zonës se ngjarjes duke lëvizur ne momentet para dhe pas atentatit.
Vasil Dervishaj po bëhej gati që të zbriste nga makina e tij me targa OD 467AF në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Ai ka tentuar që të largohet, duke zbritur nga makina, por autorët e kanë qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë, pasi dëgjuan të shtënat me armë zjarri dhe panë të shtrirë trupin e 29-vjeçarit në tokë. Vasil Dervishaj është pronar i një lokali dhe “Kafe Gimoka”-s, ndërkohë që është emër i njohur edhe për policinë e Vlorës, pasi ka qenë i arrestuar më parë për trafik droge.