Në kuadër të nismave “Tirana Lexon” dhe “Dita pa Makina” është shpallur së fundmi në Tiranë “Dita pa Erion Velinë”. Përkundër të gjitha gjasave, kjo nismë nuk ka ardhur nga kritikë të kryebashkiakut por nga një grup dashamirësish të tij.
Drita Tirana, një nga nismëtaret, shpjegon për Periferinë.
“Nisma nisi duke parë radhë rubrikat e Bashkisë së Tiranës, ku Erion Veliaj ishte gjithmonë duke bërë diçka dhe i rrinte tek koka punës”. Kjo ka bërë që një grup qytetarësh të shtronin natyrshëm pyetjen “Çfarë do ndodhi në Tiranë atë ditë që do të mungojë Erion Veliaj?”.
Nga ky preokupim filloi edhe nisma, e cila është më tepër një ekperiment social por edhe si një tip vaksine, ka shpjeguar Znj. Tirana. “Është vaksinë sepse e imunizon Tiranën nga mungesa e kryepunëtorit të saj. Me këtë rast edhe Erion Veliaj shplodhet pakëz sepse puna që ai bën 24 orë rrjesht çdo ditë është vërtet sfilitëse” ka shtuar ajo.
Nuk dihet akoma se si është pritur nisma nga vetë kryetari i bashkisë. (Po hë, si do ja bëjmë pa mashtirmiet e tij?)