Nxënës të klasave të katërta të shkollës “Dituria” ishin sot mysafirë të Bashkisë së Shkodrës. Të shoqëruar nga mesueset e tyre, ata kanë bërë një vizitë në mjediset e Bashkisë, për tu pritur më pas në zyrën e saj nga kryetarja zj. Voltana Ademi. Qytetatarja e Parë e Shkodrës ka improvizuar një bashkëbisedim me nxënësit në tavolinën ku zakonisht bëhen mbjedhjet me stafin e Bashkisë. Zj. Ademi i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga nxënësit, natyrisht edhe ka pozuar me të gjithë bashkë për një foto- kujtim të bukur.