Opinion nga Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare të Kërkimeve Ekonomike: Eshtë koha të pranojme se përpjekjet për të mbrojtur një kurs këmbimi të tillë të mbivlëresuar të këmbimit të Euros në tregun e brendshem nëpërmjet injorimit nga politika monetare e vendit rrezikon ta zhysë ekonomikë tonë kombëtare në recesion…
Tashmë është një fakt i gjithëpranuar se mbiçmimi i monedhës sonë kombëtare – Lekut është një fenomen përherë e më shqetesues, dhe jo një dukuri thjesht kalimtare, siç u perpoqen ta justifikojne një numër ekspertësh apo zyrtarësh gjatë javëve të fundit. Pa pasur frikë se analiza e mëposhtme do të keqkuptohet apo do të trajtohet si përhapje paniku, në vijim po shpreh opinionin tim jo vetëm për shkaqet, por edhe për rrugëdaljet e mundshme nga kjo situatë në zhvillim e sipër. Në të vërtetë, nëse për shkaqet është krijuar nje perceptim disi me realist në radhët e ekspertëve të ekonmisë, financave,bankave etj, (edhe pse “argumentet” si boom-i u turisteve te huaj dhe investimeve të huaja apo rritja e prurjeve të emigracionit, nuk i besojne as ata që i përseritin vend e pavend), për rrugëdaljet nuk shoh ende asnjë debat serioz në qarqet vendim-marrëse të vendit.
Teroria e ekonomisë na mëson se një monedhë e mbivlerësuar ka si përparësi kryesore: presionin në rënie mbi inflacionin (dmth mallrat e importuara do të jenë më të lira), zgjerimin e mundësive për më shumë importe (dmth vlera e lartë e monedhës i detyron prodhuesit vendas të përmirësojnë efikasitetin e tyre për të qenë më konkurrues në tregun ndërkombëtar), etj. Por treguesit makro-ekonomike të ekonomisë sonë kombëtare nuk lejojnë shrytëzimin e asnjërës nga këto mundësi që krijon mbiçmimi i lekut në raport me Euron. Ndërkaq, tashmë ka një evidencë të mjaftueshme për të gjykuar mbi pasojat negative të kësaj situate, të tilla si: përkeqësimi i situatës financiare të eksportuesve (dmth eksportet shqiptare janë bërë më pak konkurruese në tregun nderkombëtar, pra janë dëmtuar industritë e eksportit, si prodhimet fason, bujqësia, etj); tkurrja relative e madhësisë së kursimeve monetare të popullsisë (përndryshe avullimi i tyre), rritja e pajustifikuar e çmimeve në sektorin e ndërtimit, zgjerimi i sektorit informal të ekonomisë (kryerja e traanksioneve në cash dhe jo përmes kanaleve bankare), etj. Kjo e fundit është aq e vërtetë sa nuk e teprojmë të themi se tashmë politikën monetare të vendit po e bëjnë zyrat noteriale që certifikojnë këto transaksione dhe jo autoriteti qendror monetar i vendit.
Ndërkaq, duhet pranuar edhe efekti pozitiv i kësaj situate në uljen relative të kostos së borxhit publik, importet janë relativisht më të lira për të blerë për shkak të monedhës së mbivlëresuar. Po kështu, orientimi përherë e më shumë i konsumatorëve drejt importit, nuk mund të mos dëmtojnë industritë vendase, edhe kështu siç janë duke punuar nën kapacitet dhe në një shkallë të ulët të zhvillimit të tyre.
Siç na mëson teoria dhe studimet statistikore në vende të ndryshme dhe historite e rasteve të ngjashme, konfirmojne si gjetje themelore që mbivlerësimi i kursit të këmbimit mund të zvogëlojë efikasitetin ekonomik, të shpërndajë burimet e rritjes dhe të zhvillimit ekonomik në mënyrë të gabuar, të nxisë largimin e kapitalit nga vendi, etj. Keto mund të jenë konsekuencat më të mundshme të situatës së pazakontë që po kalon vendi në fushën monetare. Dmth kjo situatë mund të përkeqësojë efektivitetin ekonomik që përkthehet në në shumë falimetime biznesesh dhe papunësi më e lartë, mosrritje pagash dhe përkeqësim të statusit te të punësuarve; zhvendosje e miliona Eurove investime në veprimtari që nuk kane lidhje me rritjen ekonomike dhe punesimin, siç janë psh investimet në qiellgërvishtësit në qendër të Tiranes dhe shndërrimi në borxh të shtetit i investimeve private në infrastrukturen publike, kontratat e partneritetit publik-privat), zgjerimi i mundesive për futjen në qarkullim ekonomik të parave me origjinë kriminale – të drogës, etj.); largimi i qindra miliona Eurove nga vendi, ulja e atraktivitetit të vendit për investimet e huaja direkte, të cilat edhe pa këtë pragkrize mungoni prej të pakten 4-5 vitesh, etj. Në vlerësimin tim, është koha të pranojme se përpjekjet për të mbrojtur një kurs këmbimi të tillë të mbivlëresuar të këmbimit të Euros në tregun e brendshem nëpërmjet injorimit nga politika monetare e vendit rrezikon ta zhysë ekonomikë tonë kombëtare në recesion.
Ndoshta në ndëmarrjen e politikave fiskale, të politikave monetare apo të fushatave të ndërgjegjësimit publik mund të gjenden edhe disa nga rrugezgjidhjet që zbusin sadopak efektet afat-mesme dhe afatgjatë të kësaj situate.
Edhe pse mungojne të dhënat zyrtare mbi sasinë e parave informale dhe atyre me origjinë kriminale që qarkullojnë në ekonominë shqiptare, mendoj se ndikimi shumedimensional i ketyre parave, duke përfshirë edhe nivelin e demokracisë në vend, do të vijë duke u rritur krahas me ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe humbjen e besimit në këtë ekonomi që shoqëron mbiçmimin e lekut shqiptar. Ne këto kushte, mendoj se një skenar i thjeshtë ndërhyrjesh mund të perfshinte këto elemente kryesore:
Braktisjen nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria e fushatës per de-eurozimin e ekonomise sonë kombëtare. Kjo do të ndihmonte që bankat të zgjerojnë kreditimin e ekonomisë reale duke ulur njekohërsisht edhe kërkesën e rritur artficialisht për Lekë shqiptare. Banka e Shqipërisë, qeveria shqiptare dhe institucionet ligjzbatuse të bashkëpunojnë gjerësisht për forcimin e kontrollit, mbikqyrjes dhe parandalimit te pastrimit të parave për të ndëshkruar si përfshirjen e bankave në operacione te tilla, por edhe investimin e këtyre parave në ekonominë tonë kombëtare sic janë sektori i ndertimit, lojrat e fatit (kazinotë), tregtia online, etj. Banka e Shqipërisë të ndërhyjë në tregun e monedhës për frenimin e këtij procesi zhvlerësimi të Euros, të bashkëpunojë gjerësisht me konsumatorët, depozituesit dhe bizneset me qëllim që situata të normalizohet gradualisht pa shkaktuar pasoja të tjera më të rënda në ekonominë tonë kombëtare.Qeveriaj të rishikojë politikat fiskale të ndjekura deri më sot me qëllim anullimin e përjashtimeve dhe favoreve fiskale (perndryshe të nxitësve fiskale) dhe rikthimin ne fillim të vitit 2019 të taksa e sheshtë, ndoshta në një nivel pak më të rritur, psh 12% me qëllim që të mos preket niveli i te ardhurave buxhetore dhe të ruhet ritmi i parashikuar i rritjes së tyre duke zgjeruar bazen tatimore dhe kurrsesi rritur taksat sic ka rrezik të ndodhë në kushtet e sotme.Banka e Shqipërisë dhe qeveria shqiptare të hartojnë një plan kombëtar trevjeçar për adoptimin e Euros duke zëvendesuar Lekun shqiptar. Shpallja e këtij plani do te dekurajonte procesin e sotëm të zhvleresimit te Euros duke rikthyer besimin e investitoreve dhe të konsumatorëvë në te. Qeveria shqiptare të rivleresojë buxhetin e shteti për vitin ne vijim me qëllim rishikimin ne ulje të shpenzimeve operative në fuknsion te garantimit të kryerjes së investimeve publike edhe ne kushtet e mosrealizimit te të ardhurave të parashikuara. Pezullimi i zbatimit te kontratave koncesionare të tipit PPP dhe përmiresimi i klimes së biznesit të shihet si mundësia kryesore për te kompensuar ngadalësimin e rritjes ekonomike të shkaktuar nga zhvlerësimi i Euros. Qeveria shqiptare të ndalojë me ligj hyrjen e kompanive të tipi “off-shore” dhe të rregulloje me ligj detyrimin e kompanive të tilla qe jane prezent në ekonominë shqiptare për deklarimin e aksionereve, bordeve drejtuese, transksioneve,etj., nën shembullin e amendimeve përkatëse të BE të kryera gjatë vitit të fundit. Monitor