Punonjësit e Policisë në lirim do të protestojnë sot më 6 qershor ora 11:00 tek Pedonalja se Ministrisë së Brendshme për të kërkuar dorëheqeqjen e kreut të saj, Fatmir Xhafaj. Sipas thirrjes që ata publikuar në rrjetet sociale nëpërmjet shoqatës së tyre, "Ministria e Brendshme dhe Policia janë kapur nga krimi":
“Me qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtar se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit është kapur nga krimi, Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim – 2013, sot proteston, - thuhet në njoftim. - Në këtë kauzë me kaq rëndësi dhe thelbësore për ligjin, rendin dhe sigurinë në vend, i bëjmë thirrje të gjithë punonjësve të larguar nga detyra por edhe atyre që janë në detyrë dhe besojnë në ligj, t’i bashkohen kësaj proteste kundër krimit në drejtimin e Organizatës së Policisë dhe në vend.
Jeni të mirëpritur sot, 6 qershor, ora 11:00 tek Pedonalja tek Ministria e Brendshme.”