Dështimi i dixhitalizimit të mjekësisë, mjekët në fshatra pa internet

E mërkurë, 06 June 2018 08:46

Sistemi i ri i vizitave të pacienteve tek mjeku specialist, nëpërmjet planifikimit online prezantuar këtë janar nga kryeministri Rama nuk funksionon në fshatra, nuk ka internet.

Në Qarkun Fier nuk funksionon sistemi online i referimit për tek mjeku specialist, çka ka bërë që pacientët të presin me orë të tëra për një vizitë. Gazetarët e Fiksit komunikuan me disa pacientë të cilët treguan se presin me orë të tëra në radhë për të bërë një vizitë dhe se përveç regjistrimit tek mjeku i familjes duhet të marrin edhe një numër në poliklinikë.
“Kam ardhur që në shtatë të mëngjesit, jam i gjashtëmbëdhjeti në radhë, deri tani janë bërë vetëm 3 vizita dhe ora është 12, nuk dimë ç’të bëjmë” thotë pacienti i cili qëndron i ulur në një stol në koridor. Nuk janë të paktë edhe ata që presin me orë të tëra në rradhë, por sërish nuk mbarojnë punë duke u detyruar që të njëjtën procedurë ta përsërisin të nesërmen.
Një e moshuar mban në dorë numrin 14 dhe thotë se ka 3 orë që qëndron në pritje “Shpresoj të mbaroj punë, nesh jo edhe nesër e njëjta gjë prapë” thotë ajo .
Përvecc se qëndrojnë në radhë, pacientët shfaqen të irrituar se përse duhet të marrin edhe një numër tek infermierja kur janë regjistruar njëherë tek mjeku i familjes. ” Jam nga Cakrani, kam harxhuar pesë mijë lekë biletë për të ardhur sot këtu, nuk kam ku i marr dhe punë nuk po mbaroj, jam regjistruar tek mjekja e familjes nuk mund të vij këtu që në shtatë të mëngjesin se nuk kam mundësi” shprehet i revoltuar pacienti.
Për të marrë një përgjigje për situatën, grupi i xhirimit të emisionit investigativ hyn në dhomën e mjekut dhe e pyet pse është gjithë kjo radhë? Ai thotë: ” Unë kam ardhur në orën 11 sepse atëherë e kam orarin, këtu pacientët marrin një numër që të vizitohen, ndodh shpesh që unë largohem dhe lë pacientë të pa vizituar.
Ndërkohë kryeinfermierja e poliklinikës  thotë se është faji i sistemit të referimit . Ajo tregon për Fiksin se fshatrat nuk kanë internet dhe nuk mund të planifikohen online, ndaj edhe pacientët që vijnë me një dokument, edhe ato që marrin këtu një numër kanë të drejtë të vizitohen. Ajo thotë se : Shpresojmë të rregullohet sa më shpejt sistemi! Grupi i gazetarëve i drejtohen edhe nëndrejtoreshës së institucionit për të marrë një përgjigje, por ajo nuk pranoi të prononcohej.
Jo më larg se në 8 janar 2018 kryeministri Rama krah Ministres së Shëndetësisë u shpreh mjaft krenar për këtë sistem të ri referimi. Ai asokohe u shpreh se kjo është e vetmja rrugë që të lehtësohet i gjithë shërbimi në spitale dhe që të ndahet shërbimi parësor me nevojat e menjëhershme të njerëzve me shërbim më të specializuar pastaj në qendrat e mëdha spitalore, se ndryshe do ishte e pamundur që të bëhet edhe njëra dhe tjetra dhe s’bëhet tamam as njëra as tjetra.
Dhe situata vazhdon e njëjtë, pasi nga ky sistem nuk u llogaritë që qendrat shëndetësore në fshatra nuk kanë gjera më imediate e jo më internet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...