Nga Iris Halili
Shpesh tek mendojmë për një lider na vjen imazhi i një mbreti, politikani apo gjenerali apo CEO. Ne fakt ata janë lider për nga profesioni, por kjo nuk do te thotë se vetëm ata drejtojnë. Gjithkush nga ne çdo dite drejton, këtë e bën pa kuptuar e me se shumti ne forme rituale.
Çdo individ për aq kohe sa jeton edhe drejton!
Një nene tek çohet çdo mëngjes dhe fillon te vendose rregullat e ditës si te ushqejë, shëtisë apo mekoje fëmijët e saj, ajo pa kuptuar drejton; ajo udhëheq veprimtarinë e fëmijëve te saj te vegjël çdo minute te ditës se tyre dhe natyrshëm ajo drejton feminine e tyre duke krijuar çdo çast personalitetin e tyre. Drejtuesja e pare e njerëzimit ka qene nena me profesionin e saj te memesise, ajo është një lider qe çdo dite prodhon ne fakt bërthamën e karakterit familjar, shoqëror e botëror!
Lidershipi është instikt i lindur i genit njerëzor, pak rendësi ka seksi apo profesioni, mosha apo kombësia. Tek kërkojmë shërbimin e një kafeje ne bar apo te një taksie ne as qe na shkon ne mendje se edhe kamarieri apo shoferi i taksisë janë ne pozicion lideri. Por ne fakt ata janë. Le te përfytyrojmë kete situate. Nëse kamarieri ka marre dy porosi ne te njëjtën kohe dhe njëra është ajo e një grup vajzash te reja dhe tjetra e një grup pleqsh, një kamarier qe ka normat e lidershipit etik do u shërbejë se pari grupit te pleqve.
Një shofer taksie duket sikur ka detyre vetëm te drejtoje mire makinën, te njoh te gjitha rrugët por edhe te ase pak dhe me etike . Deri këtu sakte. Por ne gjithmonë harrojmë se një shofer taksie para se gjithash është ai qe na sjell apo risjell thjeshtësisht prezantimin e qytetit ku ne sapo kemi zbritur se pari apo qe ne e njohim prej vitesh. Ai padashur kthehet ne lider tek na rrëfen rrugën me te bukur qe ne duhet te vizitojmë si turist te sapo hyre ne qytet, apo një muze apo lulishte te re te sapo hapur ne qytetin ku ne jetojmë prej vitesh.
Tani le te kthehemi ne fillim te rasteve te sjella dhe te mendojmë se çdo te ndodhte nëse shoferi i taksisë do te na sillte rrotull neper qytet pa na çuar ne kohe ne destinacionin e duhur, apo do na referonte te vizitonim një pjese te qytetit fare pa interes? Apo çdo te ndodhte nëse kamarieri ne bar se pari do t’ju shërbente vajzave te reja, do bënte edhe një bisede te gjate me to dhe do te shpërfillte shërbimin ne kohe te grupit te te moshuarve ? Thjesht kuptojmë se për te njëjtën situate, te njëjtin profesion dhe ndaj te njëjtit grup shoqëror veprime te ndryshme, përcaktojnë akte lidershipi te ndryshme. Ne te dyja rastet e kundërta do te kemi ushtrim te lidershipit, diferenca vjen si e ushtrojnë atë.
Kjo na çon ne përfundimin se gjithkush ka lindur një lider por jo gjithkush është një lider i mire; gjithkush ne te njëjtën kohe mund te behet një lider i mire kur ben zgjedhje te mira. Zgjedhjet e veprimeve te çdo individi janë rezultat i karakterit te tij. Lidershpi nga ana tjetër është pjese e karakterit te njeriut, pasi është karakteri ai qe formeson lidershipin personal. Karakteri është ajo çka ne përsërisim çdo dite. Dhe ajo çka na përsërisim çdo dite është me se shumti ajo me te cilën ne jemi ne kontakt çdo dite dhe qe behet pjese e jona fare natyrshëm, krejt pa kuptuar dhe ne formën me te persosur te imitimit. Vajza synon te rrisë fëmijën e saj me modelin qe ka pare nga nena, mashkulli e trajton partneren sipas modelit qe i jati ka trajtuar te jemen; kamarieri ne bar shërben sipas asaj qe ka pare t’i shërbehet nder vite apo sipas modelit qe i është mësuar apo me te cilën ndeshet çdo dite ; shoferi i taksisë po ashtu. Te gjithë imitojmë ne masivitet çdo gjë rreth asaj me te cilën jemi ne kontakt . Kjo është absolute! Çështja ngrihet se çfarë modeli na afrohet, ke zgjedhim te imitojmë, dhe çfarë bëjmë secili nga ne te përsosim modelin apo modelet dhe me se shumti veten ? Lidershipi i mire prodhohet kur imitohen modelet e mira, dhe modelet e mira i prodhojnë shoqëritë e shëndosha, ndërkohë qe shoqëritë me te shëndosha janë ato qe mbështeten tek normat morale dhe shkalla e larte e edukimit dhe vetepersosmerise te çdo individi.