Këshilli i Koordinimit Rajonal (RCC_ po punon për të harmonizuar bashkëpunimin në sektorin e turizmi duke vënë 9 piketa për të cilat do të punojnë bashkërisht. Në një dokument të posaçëm RCC bëri me dije se një projekt i posaçëm për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit në Rajon synon të promovojë në rang global ofertat e përbashkëta turistike, të përmirësojë aftësitë dhe kapacitetet në Industrinë e turizmit; të hiqen barrierat administrative për zhvillimin e turizmit dhe për të rritur hyrjen e turistëve dhe të ardhurave të gjeneruara nga turizmi.
 Qëllimet e planit të përbashkët rajonal për Turizmin përfshijnë:
 -Ofertat e konsoliduara turistike në Ballkanin Perëndimor (BB)
 -Zhvillimi I rrugëve dhe ofertave e përbashkëta rajonale të turizmit të kulturës dhe aventurës
 -Oferta rajonale të bëhet konkurruese
 -Të përmirësohet Infrastruktura e turizmit
 – Të hiqen pengesat administrative për lëvizjen e lirë të turistëve
 -Turizmi rajonal të ofrohet në nivel global
 – Të rritet fluksi turistik, kohëzgjatja e qëndrimit dhe të ardhurat
 -Të synohen aftësitë e shkallëzuara të fuqisë punëtore
 -Të rritet punësim në turizëm
 Çfarë është bërë deri më tani
 Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë themeluar grupin e ekspertëve të Turizmit, I cili Identifikoi barrierat e politikave që pengojnë zhvillimin e sektorit dhe prodhuan rekomandime se si t’i kapërcejnë ato. Është ngritur Task Force mbi Kulturën dhe Shoqërinë (TFCS) .
 Turizmi kulturor dhe turizmi aventurës janë renditur si paketat më konkurruese të tregut për zhvillimin e përbashkët të produkteve rajonale.
 Një projekt me vlerë 5 milionë euro është aktivizuar për Zhvillimin dhe Promovimin e turizmit (Triple P Tourism) me qëllim për të promovuar ofertën rajonale të turizmit
 Problematikat
 -Ekonomitë e Ballkanit mesatarisht shpenzojnë më pak se 2 për qind të shpenzimeve të përgjithshme qeveritare për turizmin
 – Oferta e turizmit është e fragmentuar në të gjithë zinxhirët e vlerës dhe Infrastruktura është pjesërisht e pazhvilluar
 -Ka pengesa administrative për rrjedhën e lirë të turistëve (p.sh. viza dhe sigurimi shëndetësor)
 -Aventurat dhe rrugët e turizmit kulturor nuk janë zhvilluar dhe promovuar në mënyrë të mjaftueshme.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





